Connect with us

Sport

Dortmund e fiton garën ndaj Man Utd, siguron shërbimet e sensacionit anglez

Publikuar

Raportohet se Bellingham do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Dortmund, për shërbimet e të cilit gjermanët do të paguajnë deri në 25 milionë euro.

I riu, i cili sapo ka mbushur 17 vjeç, është shumë i kërkuar pasi ka zënë vend në ekipin e parë të Birmingham nën drejtimin e trajnerit Pep Clotet.

Dortmundi ka kohë që ka shprehur interesim për Bellingham, dhe në këtë drejtim janë rivalizuar nga Manchester United, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, raportet e së enjtes sugjerojnë se Dortmund ka fituar garën për të riun.

Një njoftim rreth finalizimit të këtij transferimi nga Borussia Dortmund, pritet të vijë së shpejti./Lajmi.net/