Connect with us

Religjion

Djaloshi me saksi të zbrazur

Publikuar

më

/Tregim popullor korean/

Në
kohërat e lashta, në një vend pas malit Pepi San jetonte një mbret i mençur dhe
i drejtë. Në mbretërinë e tij gjithçka ishte mirë, njerëzit jetonin bukur dhe
mbreti ishte i kënaqur. Ai vetëm brengosej që nuk kishte fëmijë. Po mendonte se
kush do ta trashëgonte një ditë.

– Do të
ishte mirë që në vendin tonë ta gjejnjë fëmijë të vyer, të sinqertë dhe të
ndershëm, të rritet pranë meje dhe të më trashëgojë.

Dhe
mbreti vendosiqë sipas dëshirave të tij ta gjejë fëmijën i cili do ta trashëgojë.
Për ta realizuar këtë, ai urdhëroi që në të gjithë mbretërinë e tij, çdo fëmije
t’i dhurojë farën e një luleje, dhe cilinga fëmijët do ta kultivojë lulen më të
bukur, ai do ta trashëgojë atë në fron.

Së
shpejti në të gjithë mbretërinë, të gjithë fëmijët filluan të kultivonin lule
nga fara e dhuruar. Dhe me të vërtetë, me këshilla dhe ndihmë të mirë, shumë
fëmijë në saksitë e tyre kultivuan lule të llojeve, ngjyrave dhe aromave më të
ndryshme.

Ashtu si të
gjithë fëmijët e tjerë,edhe djali i vogël – Suiri u përpoq që lulja e tij të
rritej. Por… kaluan 10 ditë, kaloi një muaj, e solli dheun më të mirë, plehun
më të mirë, e ujiti rregullisht dhe e çiti në diell, e largoi nga era dhe shiu.
Ia tregoi tregimet më të bukura dhe u përpoq në të gjitha mënyrat, por nga fara
e mbjellur në saksi nukpo rritej asgjë.

Më në
fund, erdhi dita kur të gjithë fëmijët duhej t’ia tregonin mbretit lulet e
tyre. Dhe fëmijët nga mbarë mbretëria vërshuan drejt pallatit mbretëror duke mbajtur
saksi me lule të bukura, të cilat i kishin kultivuar në muajt e mëparshëm.

Në
kopshtin e madh të oborrit mbretëror, mbreti me përcjellësit
e tij shkonte nga një fëmijë tek tjetri, duke shikuar se çka kishin arritur të bënin.
Kishte aty lule të llojllojshme dhe me shumë aroma. Në fund, ai arriti tek Suiri
i vogël.

– Ku
është lulja jote?
– e pyeti mbreti.

Suiriduke
qarë i tregoi se ai ishte munduar, i kishte bërë të gjitha përpjekjet – por nga
fara nuk kishte mbirë asgjë.

Mbreti e
përqafoi dhe me zë të lartë që tadëgjonin të gjithë tha:

– Ja ky është pasuesi im i ndershëm dhe i sinqertë!

– Pse ai?Po
ai e ka sjellë saksinë e zbrazët!
– bërtitën nga të gjitha anët.

– Për shkak se unë, të gjithëveju kam ndarë farëra të ziera! Dhe nga një farë e tillë, nuk ka mundur të mbijë asgjë!– tha mbreti me qetësi.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Lajme5 minutes ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni35 minutes ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri52 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme1 hour ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë2 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme2 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme2 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme2 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni2 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri3 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme3 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK