Sport
Ditë e “nxehtë” në Superligën e Kosovës, në Gjilan dhe Therandë luhet ndeshjet derbi

Kampionati i Kosovës po hyn në fazën finale, dhe në orar për t’u zhvilluar janë disa ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Një nga skuadrat më emocionuese këtë sezon, Ballkani, me fillim nga ora 17:00 në Therandë pret FC Prishtinën, në një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme, sidomos për vendasit.
Ballkani ka vetëm tre pikë më pak se liderët e Dritës, dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për titull, kërkohen tre pikët përballë kryeqytetasve.
Në orar të njëjtë, në Gjilan, zhvillohet derbi i madh lokal, mes Dritës dhe Gjilanit.
Skuadra e Dritës është në cilësinë e vendasit. Këtë herë, kjo ndeshje do të luhen pa praninë e tifozëve shkaku i situatës me COVID-19.
Gjilani është katër pikë larg Dritës, dhe një fitore eventuale, do të afrohej në një, gjë e cila do të bënte që të kemi një fund sezon të paparashikueshëm futbolli në Kosovë.
Se cilat ndeshje janë në orar për ditën e sotme, mund të mësoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/























