Connect with us

Kosovë

Deputetja Hoti sulmon Qeverinë Hoti në emër të VV-së për rishikimin e buxhetit

Publikuar

Përmes një video mesazhi, Lëvizja Vetëvendosje kritikon qeverinë aktuale për punën e rishkimit të buxhetit.

Ky rishikim i buxhetit, sipas LVV-së, përveç që ka shkelur ligjin është rikonstruktuar vetëm për t’i shërbyer klientelës së vet koalicionit qeverisës.

“Kjo ndërhyrje në buxhet dërgon para te vet kompanitë e ministrave teksa heq paratë e dedikuara për zonat që kanë nevojë më së shumti. Vetëm për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit, qeveria Kurti kishte ndarë 500 mijë euro ndërkaq qeveria koti i ka hequr totalisht ato”, thuhet në postim.

Në videon e mëposhtme deputetja e Vetëvendosjes, Yllza Hoti sqaron vetëm disa nga kritikat e VV-së mbi këtë rishikim dhe arsyet e mosmbështetjes së këtij buxheti:

NA NDIQ NË FACEBOOK