Connect with us

Sport

Dënimi nuk do të ndikojë, De Bruyne do të qëndrojë te Man City

Publikuar

Manchester City janë dënuar nga UEFA me mos pjesëmarrje prej dy sezonesh në garat evropiane, shkaku i shkeljes së rregullave financiare.

Kjo ka bërë që të ketë spekulime për yjet e kësaj skuadre, të cilët pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, mund të kërkojnë largimin.

Në mesin e emrave ka qenë edhe Kevin de Bruyne, lojtari më i mirë i Manchester Cityt.

“Ne nuk shqetësohemi për këtë. Kevin ka një kontratë tri vjeçare me një ekip të klasit botëror”, ka thënë agjenti i futbollistit, përcjell lajmi.net.

“Ai është në një klub dhe qytet ku ndihet mirë dhe i vlerësuar. Ai nuk po mendon fare për një transferim”.

“Në futboll gjithmonë ka interesim për lojtarët cilësor, qoftë de Bruyne, Messi Ronaldo apo Griezmann”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK