Connect with us

Kosovë

Daut Haradinaj: Nuk kemi çka me lypë në Bruksel, as te Borelli as te dikush tjetër, pa i heq vizat

Publikuar

më

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se është kërkesë e AAK-së që në proces të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se pa SHBA-në edhe po të arrihet marrëveshja është zor e implementueshme.

“Dialogu në Bruksel nuk ka prodhu asnjë të mirë pa prezencë të SHBA-së. Nuk guxon të rrëshqitet në dialog teknik, sepse dialogu teknik i hap Serbisë dyert e integrimeve. Një marrëveshje pa SHBA-, zor që është e zbatueshme. Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë eksplicite që SHBA të jetë në negociata”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje ka drejtuar kritika të ashpra drejt BE-së. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka mashtruar Kosovën, për 10 vite.

“BE tash e 10 vjet e ka mashtru Kosovën me liberalizim të vizave. Nuk kemi çka me lypë në Bruksel, as te Borelli as te dikush tjetër, pa i heq vizat. Nuk guxojmë të ndjehemi inferior dhe as kokulur përball Serbisë”, tha ai.

Po ashtu, në fund, Haradinaj e kritikoi Hotin. Ai tha se Selim Selimi, i dërguar i AAK-së për dialogun me Serbinë, duhet të trajtohet seriozisht nga kryeministri dhe ai të jetë në tavolinat e diskutimeve.

 

Shqipëri21 minutes ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme1 hour ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni3 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri3 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme4 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni5 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë5 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni5 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme5 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport5 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni5 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme5 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

NA NDIQ NË FACEBOOK