Connect with us

Sport

Dallku: Fitimi i Kupës, ndjenjë e papërshkrueshme

Publikuar

Me një gol të Otto John, FC Prishtina arriti të mposhte Ballkanin, në finalen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

Për Armend Dallkun, ky ishte trofeu i parë si trajner.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme që ta përjetoj si trajner Kupën. E kam fituar me Prishtinën edhe si lojtar. E kemi përgatitur mirë ndeshjen. Kundërshtarin e kemi goditur nga krahët me Otto Johnin dhe Gauthier Mankendan”, është shprehur Dallku pas ndeshjes.

“Në dy ndeshjet e fundit i kemi pushuar lojtarët për t’i ruajtur për këtë ndeshje. Kjo doli shumë pozitive. Sot ishim më mirë me vrapime dhe me çdo gjë tjetër”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK