Kosovë
Dalin pamjet e përplasjes në Kuvend që e bëri për ‘ndihmë të shpejtë’ deputetin e VV-së

Ka dalë edhe videoja nga Kuvendi i Kosovës që tregon ‘përplasjen’ mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të LDK-së.
Janë disa grupe mediale që njëherësh kanë siguruar një video të tillë nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës që shfaq përplasjen në fjalë, e cila megjithatë nuk duket krejtësisht e qartë.
Sidoqoftë, aty vërehen deputetët e LDK-së, Arben Gashi, Kujtim Shala dhe Doruntina Maloku në pritje te dera e sallës së mbledhjes.
Më pas, vërehet se deputeti Gjyshinca i VV-së del nga salla e Komisionit për Punë të Jashtme dhe më pas nis një konfrontim në dukje verbal mes deputetëve.
Në video nuk duket të ketë pasur ndonjë goditje dhe nuk duket se gjendja shëndetësore e Gjyshincës është përkeqësuar rëndë. Sidoqoftë, në Kuvend ishte thirrur Policia e Kosovës dhe Ndihma e Shpejtë. /Periskopi






















