Connect with us

Sport

Conte: Më lehtë të lëvizet Duomo se Messi nga Barcelona

Publikuar

Antonio Conte ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Lionel Messit në Inter duke sugjeruar se do të ishte më e lehtë të lëvizet katedralja e Milanos se ikona e Barcelonës.

Së fundmi spekulohej se Inter mund të bëjë përpjekje ambicioze për blerjen e Messit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se skenari është pak a shumë i pamundur”, deklaroi Conte pas fitores 2:0 ndaj Napolit.

“Do të ishte më e lehtë të lëviz Duomo se të sjellim Messin në Inter”, theksoi ai. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK