Sport
Çmimi i Madh i Austrisë: Mercedes dominon, Hamilton fiton

Pas fitores së Valterri Bottas garën e fundit në Austri, në garën e dytë në këtë vend triumfoi shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton.
Piloti britanik nuk lejoi befasi dhe nga xhiro e parë kryesoi garën – duke arritur fitoren e parë këtë sezon, transmeton lajmi.net.
Pas tij u rendit homologu Bottas, i cili arriti të rrëmbente pozitën e dytë tek në fundin e xhirove duke kaluar pilotin e Red Bull, Max Verstappen – i cili e përfundoi garën i treti.
Befasia e kësaj gare mbetet Ferrari, ku dy pilotët e tij, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc e përfunduan garën në pesë xhirot e para pas një përplasje që patën mes vete.
Renditja e top 10 pilotëve më të shpejtë në garën e dytë të Austrisë:
1: Hamilton
2: Bottas
3: Verstappen
4: Albon
5: Norris
6: Perez
7: Stroll
8: Ricciardo
9: Sainz
10: Kvyat. /Lajmi.net/






















