Connect with us

Kosovë

Çka po ndodh? Ish gazetarja Buda shpërndan deklaratën e kundërshtarit të madh të Kosovës

Publikuar

me

Përgjegjësi individuale apo sulm ndaj Kosovës e shqiptarëve. Këtyre ditëve jemi dëshmitarë se si disa grupe në vend që ta përkrahin drejtësinë dhe vlerat e luftës, synim kryesor e kanë përdhosjen e Kosovës dhe luftës për liri – shkruan Metro.

Nganjëherë fshihen prapa frazës “përgjegjësi individuale”, që është korrekte po të shoqërohej me dhënien e një konteksti dhe mbrojtjen e lirisë sonë, si dhe me njohjen e të vërtetës së regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Një regjim përgjegjës për masakra, dhunime, lëndime, shkatërrime dhe pogromin kundër shqiptarëve në 1999.

Përgjegjës individuale për ta do të thotë përgjegjësi vetëm e kundërshtarëve të brendshëm politikë dhe shpresë se kështu iu hapet rruga për pushtet. Për të arritur tek ndonjë qindarkë janë në gjendje që të përdorin edhe propagandën e njerëzve që kanë punuar kundër Kosovës e shqiptarëve me dekada.

P.sh., një ish-gazetare shqiptare, Klara Buda, e cila jeton në Paris, edhe pse nuk dihet a e punëson më kush, nuk heziton ta ndajë dhe ta përdor pikëpamjen e francezit famëkeq Zhak Hogard për qëllimet e saj për ta sulmuar UÇK-në. Hogard ka shkruar e punuar kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, kundër njohjes së Kosovës nga shteti mik francez dhe supozohet se përdoret nga rrjete serbo-ruse në Francë.

Në këtë luftë gati-tribaliste të pseudo-gazetarëve, duhet promovuar e vërteta dhe mbrojtur historia jonë e cila s’ka arsye të mos ndriçohet deri në fund.

*Teksti në fjalë është bërë nga Metro.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT