Connect with us

Kosovë

Çitaku për Srebrenicën: Shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë ta harrojnë historinë, vetëm serbët e mbajnë të tyren

Publikuar

Ambasadorja e Kosovës në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter ka kujtuar masakrën e Srebenicës.

Çitaku tha se vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thanë që ta harrojnë historinë, derisa serbët e mbajnë të tyren.

“Po e citoj një mik: Shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë që ta harrojnë historinë në mënyrë që të vazhdojnë para. Vetëm serbët po e mbajnë historinë e tyre dhe këtë po e shohin të gjithë”, shkroi Çitaku.

Tutje, ajo tha se revizionizmi është i rrezikshëm dhe ndëshkimi është kriminal.

“Revizionizmi është i rrezikshëm. Mosndëshkimi është kriminal”, shtoi Çitaku.