Connect with us

Sport

Chelsea fiton pa telashe ndaj Watford, tri gola për tri pikë – rikthehet në top katërshe

Publikuar

Skuadra e udhëhequr nga Frank Lampard ka shënuar fitore 3:0 kundër Watford, shkruan lajmi.net.

Golat për skuadrën e Chelsea në këtë ndeshje i shënuan Olivier Giroud dhe Willian.

Francezi dërgoi topin në rrjetë kur kalaun vetëm 28 minuta lojë, duke shfrytëzuar asistimin e Ross Barkley.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Willian konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Christian Pulisic, për rezultatin 2:0.

Për rezultatin final duhej pritur deri në minutën e 91′, kur Ross Barkley shënoi pas asistimit të Azpilicueta, për rezultatin 3:0.

Me këtë fitore, Chelsea kthehet në pozitën e katërt në tabelë, me 57 pikë të grumbulluara, dy më  shumë sesa Man United.

Watford mbetet në kuotën e 28 pikëve, për pozitën e 17. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK