Sport
Chelsea ëndërron transferimin e yllit të Barcelonës

Portieri gjerman po konsiderohet si një nga më të mirët në Evropë, falë paraqitjeve të mira te Barcelona në sezonet e fundit.
Mundo Deportivo raporton se Chelsea dëshiron që në marrëveshje të përfshijë portierin e tyre aktual, Kepa Arrizabalaga, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, duke veshur fanellën e Athletico Bilbao.

Barcelona thuhet se do t’i rezistojë çdo oferte për 28 vjeçarin, me Ter Stegen që ka kontratën me katalanët deri në verën e vitit 2022.
Ter Stegen te Barcelona është transferuar në vitin 2014, nga skuadra e Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/






















