Sport
Chelsea dhe Leverkusen garojnë për Onana

Portieri i skuadrës së Ajax Amsterdam, Andre Onana, është portieri që po merr vëmendje të madhe para hapjes së merkatos.
Sipas raportimevbe të ‘Voetbal International’, Bayer Leverkusen kanë bërë një ofertë prej 20 milionë eurove për Onana, transmeton lajmi.net.
Kësaj oferte është gati t’i përgjigjet Chelsea, duke ofruar 10 milionë euro më shumë.
‘Blutë’ janë të kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin tjetër dhe kjo ndihmon për nënshkrimin me emra më të njohur.
Në anën tjetër, Leverkusen shpresojnë se Onana dëshiron ribashkimin me Peter Bosz, nën urdhrat e të cilit ka luajtur tek Ajax.
Kujtojmë se Chelsea janë tejet të pakënaqur me Kepa Arrizabalaga dhe do të bëjnë shumë për të zëvendësuar spanjollin. /Lajmi.net/






















