Connect with us

Sport

Cavani gjithnjë e më afër Romës

Publikuar

Ylli nga Uruguai, Edinson Cavani, tashmë lojtar i lirë, është duke kërkuar për një skuadër të re, pasi kontrata e tij me PSG ka skaduar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Cavani është afër të arrijë marrëveshje me skuadrën e Romës, transmeton lajmi.net.

33 vjeçari nuk është një lojtar i huaj në Serie A, pasi më parë ka luajtur edhe me skuadra si Palermo e Napoli.

Disa zëra të tjerë e lidhin Cavanin me skuadra si Newcastle United e Inter, apo edhe MLS, por Roma shihet favorite.

Nuk dihet akoma se për çfarë kontrate bëhet fjalë sa i përket gjatësisë, apo edhe fitimeve që lojtari do të ketë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK