Sport
CAS sot cakton fatin e Man City për Ligën e Kampionëve – Guardiola optimist

Gjykata e Arbitrazhait për Sport (CAS) do të marrë sot vendimin mbi dënimin e shqiptuar ndaj skuadrës së Manchester City.
City dënohej nga UEFA me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar.
Vendimi i UEFA apelohej nga Man City dhe sot CAS do të jap verdiktin final, përcjell lajmi.net.
Para këtij vendimi, Pep Guardiola është shprehur optimist për një vendim që shkon në favor të ‘Citizens’.
“Kam besim te klubi, e di mbrojtjen dhe argumentet e tyre. Duhet të presim”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet se cili do të jetë sot vendimi i CAS për Manchester City, sot në ora 10:30. /Lajmi.net/





















