Connect with us

Sport

Calhanoglu rinovon kontratën për katër vite?

Publikuar

Ylli turk, Hakan Calhanoglu, thuhet të ketë vënë firmën e tij në kontratën e re me Milan, transmeton lajmi.net.

Mesfushori thuhet të ketë nënshkruar për katër vite vazhdim, në një kontratë që i siguron 3.5 milionë euro për sezon.

Lojtari ka rigjetur formën e tij të lartë nën urdhërat e Stefano Pioli.

26 vjeçari tashmë shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës nga ‘San Siro’ dhe rinovimi i tij është me shumë rëndësi.

Kontrata aktuale e Calhanoglu skadon në qershor të vitit 2021. Lojtari ka kontribuuar në tetë gola dhe tetë asistime këtë sezon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK