Lajme
Cakaj takohet me Hazirin: Dialogu të përfundojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe për Evropë, Gent Cakaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Cakaj e ka falënderuar Hazirin për punën e tij të vyer në Komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës, njofton Klan Kosova.
“Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë”.
“Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti. Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces. Mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”.
klankosova.tv




















