Connect with us

Uncategorized

Britania e thekson se Masakra e Srebrenicës përbën gjenocid, zotohet për drejtësi

Publikuar

Për Masakrën e Srebrenicës sot shprehën ngushëllime edhe shumë liderë botërorë dhe europianë.

Në mesin e tyre është edhe Britania e Madhe që masakrës iu referua si gjenocid, përkundër se Serbia e mohon këtë, duke thënë se po vazhdojnë punën në luftën për drejtësinë e viktimave boshnjake të akteve çnjerëzore nga serbët, njofton Klan Kosova.

“Sot shënohet 25 vjetori i mizorisë më të rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi 8,000 burra dhe djem, kryesisht myslimanë, u vranë dhe mbi 20,000 gra dhe fëmijë u internuan me forcë, në gjenocidin në Srebrenicë, Bosnje”.

“Shumë familje ende nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre. Shumë autorë ende nuk kanë mbajtur përgjegjësi. Sot e kujtojmë Srebrenicën dhe vazhdojmë punën tonë në luftën për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në faqen zyrtare të kryeministrit britanik Boris Johnson.

Në vitin 1993 Bosnja dhe Hercegovina kishte paditur Serbinë dhe Malin e Zi për gjenocid dhe në këtë gjyq të vitit 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, u pajtua me gjetjen e mëparshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë se Masakra e Srebrenicës përbënte gjenocid.

Por, presidenti i GJND-së, Rosalyn Higgins, vuri në dukje se kishte shumë prova për të vërtetuar se krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ishin kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, si vrasje të mëdha, rrethimi i qyteteve, përdhunime masive, tortura, dëbim në kampe dhe qendra të paraburgimit, por GJND nuk kishte juridiksion mbi ta, sepse çështja merrej “ekskluzivisht me gjenocid në një kuptim të kufizuar juridik dhe jo në kuptimin më të gjerë që ndonjëherë i jepet këtij termi”.

Për më tepër, Gjykata konstatoi “që Serbia nuk ka kryer gjenocid” dhe as “komplotoi” ose “nxiti kryerjen e gjenocidit”. Sidoqoftë, kjo gjykatë zbuloi që Serbia kishte dështuar “të merrte të gjitha masat brenda fuqisë së saj për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë”.

Konstatimi i Gjykatës se Serbia nuk ishte përfshirë direkt në gjenocidin e Srebrenicës janë kritikuar ashpër.

Shqipëri13 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme1 hour ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

NA NDIQ NË FACEBOOK