Sport
‘Bomba’ nga Italia: Juventus transferon lojtarin më të mirë të Interit

Kjo është ajo që po pretendojnë mediet italiane, me Maurozio Sarrin që ka hedhur sytë në mesfushorin e Interit, Nicolo Barella.
Juventus do të hap derën e largimit për Aaron Ramsey, dhe Maurizio Sarri po mendon se Barella do të ishte një përforcim ideal për ekipin e tij.
Barella u transferua tek Inter nga Cagliari verën e kaluar për 40 milionë euro, duke luajtur një sezon të qëndrueshëm, duke siguruar vendin e titullarit.
Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë në 38 ndeshje këtë sezon ka shënuar tri gola, duke regjistruar edhe 7 asistime, kështu që Inter vështirë se do të pranojë një ofertë nga rivalët e Juventusit./Lajmi.net/






















