Connect with us

Lajme

Bilall Kasami dhe Zoran Zaev politikanët më aktiv sa i përket aktiviteteve në rrjetet sociale

Publikuar

më

Më pak se një javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë politike, në mungesë të tubimeve masive, po shpenzojnë shumë para për reklama, dhe “lufta parazgjedhore” është zhvendosur në rrjetet sociale me promovim të përditshëm të formave dhe përmbajtjeve të ndryshme në faqet e tyre. Këtë herë, për herë të parë, ”Facebook” njofton, se kush sa është transparent dhe sa po paguan, përcjell Albanews24.

Që nga marsi i këtij viti, Maqedonia, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi, ka qenë në listën e Facebook të rregullave të reja të reklamimit. Reklamuesit e zgjedhjeve dhe reklamave politike duhet të shpallen dhe të dihet se kush paguan për reklamën. Facebook shton gjithashtu edhe Maqedoninë në listën e vendeve për të cilat është i nevojshëm autorizim për reklamat në çështje sociale, për zgjedhjet dhe reklamat politike. Reklamuesit që publikojnë promovime për zgjedhje ose politikë duhet të autorizohen dhe reklamat të shkruajnë se kush i paguan ato.

Duket se LSDM investon më së shumti në reklamat në Facebook. Uebfaqja e LSDM ditë më parë kishte të paguara 710 reklama politike, që është më bindëse për të gjithë. Vetë Zoran Zaev në profilin e tij kishte 150 fushata me pagesë.

“Për shkak të politikës së re të ”Facebook”, reklamimi politik gjatë fushatave parazgjedhore duhet të jetë publikisht i dukshëm dhe transparent përmes një opsioni të ri. Ju gjithashtu mund të shihni se cila është reklama më e shtrenjtë, cilat zona gjeografike janë në shënjestër. Madje mund të shihet se faqja e ndjekësve të Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së, menaxhohet nga katër hungarezë. Këto janë fushata reklamuese që zgjasin me ditë dhe javë ”, tha një nga ekspertët e rrjetit social për Faktor, përcjell Albanews24, i cili në këtë rast dëshironte të mbetej anonim.

Për dallim nga LSDM-ja, është e qartë se VMRO-DPMNE përmes faqeve zyrtare-zgjedhore që si rregull duhet të raportohen në “Facebook” ka reklama me pagesa më pak aktive në këtë rrjet social.

“Ne po flasim këtu për një fushatë politike zyrtare që regjistron në mënyrë transparente Facebook përmes numrave dhe e shfaq atë. Por në të njëjtën kohë, ekzistojnë profile dhe grupe të tjera jozyrtare, ku gjithashtu mund të paguani për reklama, por kjo nuk do të konsiderohet politike dhe do të kalojë pa u vënë re. Shtë gjithashtu një mundësi për të drejtuar një fushatë të zezë dhe për të promovuar lajme të rreme, të cilat përndryshe do të ndaloheshin, “tha njohësi me të cilin kontaktuam.

Lëvizja Besa, partneri i koalicionit parazgjedhor i LSDM-së, ka 6 fushata, ndërsa rivali i tyre kryesor, BDI, ka vetëm 7. Te drejtuesi i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, ka edhe 74 ngritje (Boost) të tilla për momentin, ndërsa te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vetëm katër. Naser Ziberi, kandidati i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar, nuk ka asnjë asnjë reklamë të paguar të vetëm deri mbrëmë në profilin e tij.

Lajme60 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK