Connect with us

Sport

Berbatov: Fernandes mund ta bëjë Unitedin skuadër që garon për titull

Publikuar

Bruno Fernandes ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm te Manchester United, që kur u transferua nga Sporting Lisbona.

Mesfushori portugez ka dhënë më së shumti asistime dhe ka shënuar më shumë që nga janari, duke ndihmuar skuadrën të futet në top katërshe.

Komentet pozitive për Bruno nuk munguan as nga ikona bullgare, Berbatov, i cili dikur mbronte ngjyrat e United.

Berbatov ka thënë se impakti i Bruno mund ta bëjë Unitedin skuadër konkurruese për titull.

“Normalisht mendoj se United duhet të garojë për titullin, edhe pse është kohë e vështirë”, ka thënë Berba, transmeton lajmi.net.

“Nënshkrimi me Bruno ka ngritur shumë skuadrën. Skuadra ka ndryshuar, ata mund të garojnë për titull”, ka shtuar bullgari.

United janë gati të bëjnë edhe disa përforcime gjatë kësaj vere, për t’u futur seriozisht në sezonin e ri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK