Sport
Befasi: Man City i futet garës për Sanchez

31 vjeçari pritej t’i bashkohet anës së Pep Guardiolas në janar të vitit 2018, para se të transferohej te rivalët e Manchester United.
Sanchez ka vuajtur të bëjë një ndikim në ‘Old Trafford’, duke shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje, dhe United lejoi huazimin e tij tek Inter gushtin e kaluar.
Gazeta kiliane, La Cuarta, raporton se Manchester City ka kontaktuar përfaqësuesit e Sanchez, për të zbuluar se çfarë ka kërkuar sulmuesi gjatë negociatave me Interin, përcjell lajmi.net.
Raporti gjithashtu pretendon se Manchester United po kërkon 17 milionë funte për kartonin e Sanchez./Lajmi.net/




















