Sport
Bayern Munich ia tregon Liverpoolit çmimin e Thiagos

Mesfushori spanjoll është dëshirë e Liverpoolit, që do të tentojnë transferimin e tij këtë verë.
Sipas medieve në Gjermani, Bayern Munich po kërkon 30 milionë euro për Thiagon, përcjell lajmi.net.
29 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich, dhe ka qenë i lidhur me një kalim te kampionët e rinj të Premierligës.
Thiagos i është ofruar një kontratë e re nga Bayern Munich, por ai e ka bërë të qartë se do të preferonte një aventurë të re larg Gjermanisë./Lajmi.net/





















