Connect with us

Lajme

Basha: Bashkëpunimi i të gjitha forcave e fuqizon Kosovën në sfidat që po përballet

Publikuar

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në takimin me të ai ka thënë se kanë shkëmbyer informacionet lidhur me situatën si në Kosovës edhe në Shqipëri.

Basha i ka thënë Thaçit se institucionet e Kosovës e kanë përkrahjen në hapat që po ndërmerren në rrugën e dialogut me Serbinë, e që sipas tij qëllim duhet të jetë njohja reciproke, njofton Klan Kosova.

“Shpreha mbështetjen time ndaj Thaçit  për qëndrimet konsekuente të tij në mbështetje të dialogut dhe kohezionit në Kosovë. Bashkëpunimi i të gjitha forcave vetëm e fuqizon Kosovën me sfidat që po përballet aktualisht”.

“Shpreha mbështetjen totale time dhe të PD-së për të gjitha institucionet në Kosovë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK