Connect with us

Sport

Bartomeu thotë se Barcelona do të vonohet në transferimin e Lautaro Martinez

Publikuar

Ylli argjentinas, Lautaro, lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona tash e disa kohë, por akoma nuk dihet për ndonjë ofertë zyrtare.

Lidhur me sulmuesin e Inter ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Bartomeu, i cili ka thënë se do të ketë vonesa në ndjekjen e lojtarit.

“Merkatoja e ardhshme do të jetë shumë ndryshe. Skuadrat e mëdha kanë ekonomi të limituar, por Barca gjithmonë bën lëvizje në merkato”, ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Në rastin e Lautaros negociatat kanë ngecur tani. Ne kemi folur me Inter javë më parë”, ka shtuar ai.

“Ne kemi folur me Inter për Lautaro, por jo së fundmi. Do të presim të përfundojmë sezonin për të rinisur gjithçka”, ishin fjalët e presidentit të Barcelonës.

Nuk dihet se sa do të kërkojë Inter për kartonin e lojtarit, tashmë kur klauzola 111 milionëshe ka skaduar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK