Sport
Barcelona për Topin e Artë: Të gjithë e dinë se kush është më i miri

Asnjë futbollist nuk do të jetë në gjendje të fitojë çmimin më të madh individual që jepet në futboll.
Shkaku i pandemisë COVID-19 dhe situatës së krijuar, revista franceze ‘French Football’, ka vendosur që këtë vit të mos e dhurojë këtë çmim.
Kjo do të hera e parë që ky çmim nuk jepet që nga viti 1956.
Barcelona, është skuadra e parë që ka reaguar pas këtij vendimi, duke publikuar një fotografi të Lionel Messi, ku thonë se të gjithë e dinë se kush është më i miri.
“Ne e kuptojmë. Për më tepër, të gjithë e dinë kush është më i miri”, thuhet në reagimin e Barcelonës./Lajmi.net/























