Connect with us

Sport

Barcelona njofton futbollistin e njohur: Nuk do të jesh pjesë e ekipit në sezonin e ri

Publikuar

Barcelona ka njoftuar Samuel Umtitin se nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë këshilluar mbrojtësin francez të kërkojë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona dëshiron të freskojë mbrojtjen por Umtiti nuk do të jetë pjesë e saj.

Klube të ndryshme përfshirë Napolin kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

Kurse, reprezentuesi francez besohet se mirëpret mundësinë e transferimit në Serie A. /Lajmi.net/