Sport
Barcelona me një mungesë të rëndësishme kundër Villarreal

12 orë para fillimit të ndeshjes kundër Villarreal, Barcelona ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare të skuadrës.
Junior Firpo nuk do të udhëtojë me skuadrën, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Mungesa e Junior Firpo nuk është e pëlqyer për Quique Setien, pasi trajneri ka vetëm Jordi Alban (natyral) për krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbetet të shihet se si do të bëhen rotacionet për atë pozicion, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme. /Lajmi.net/




















