Sport
Barca nuk e bleu Benzeman në vitin 2008 për një arsye të çuditshme

Por, një vit më herët, Barcelona ka pasur mundësinë për transferimit të tij, me katalanët që në fund u tërhoqën për një arsye të çuditshme.
Ishte viti 2008, kur Barcelona synonte transferimin e Benzemas, me negociatat që shkonin mirë me Lyon, pasi kampionët aktual të La Ligas ishin të gatshëm të paguanin shumën e kërkuar nga skuadra franceze.
Chicki Begiristain, drejtor sportiv i Barcelonës atë kohë, po udhëhiqte negociatat për Benzeman.
Begiristian ishte i zhgënjyer me Benzeman, kur sulmuesi francez erdhi në takim. Në atë takim siç raportohet në media, Benzema asnjëherë nuk shikoi në sy drejtorin sportiv të Barcelonës, i cili mbeti i zhgënjyer me këtë sjellje, duke hequr dorë nga transferimi i tij.
Por, një vit më vonë, Benzema iu bashkua Real Madrid, dhe sot është në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të klubit./Lajmi.net/


















