Sport
Barca mbyll sezonin tek Alaves – ky pritet të jetë formacioni

Skuadra e Barcelonës luan në udhëtim kundër Deportivo Alaves, me fillim nga ora 17:00, shkruan lajmi.net.
Katalanët tashmë të mposhtur në garën për titull udhëtojnë pa ndonjë ambicie të madhe, përveç atyre individuale të Lionel Messi.
Në këtë ndeshje pritet të ketë minuta për Araujo në qendër të mbrojtjes dhe Ansu Fati në krahun e majtë.
Minuta mund të ketë edhe për Riqui Puig e Arnau Tenas, por këta nuk pritet të jenë startues.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Barcelonës për ndeshjen kundër Alaves. /Lajmi.net/























