Connect with us

Sport

Barca e shet Umtitin, shkon pas Skriniar

Publikuar

më

Katalanët janë duke treguar interesim serioz për mbrojtësin sllovak dhe do të përpiqen ta blejnë këtë verë, mbese në një “paketë” me Lautaro Martinez, i cili është edhe objektivi kryesor i tyre këtë verë.

Në anën tjetër, Umtiti prej kohësh ka qenë i lidhur me një largim nga Barcelona.

Francezi po vazhdon të vuajë nga lëndimet e shumta, dhe këtë sezon është paraqitur në vetëm 16 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar pothuajse e kishte humbur të gjithin.

Barcelona do të dëshironte që Umtitin t’ia ofronte Interit si shkëmbim të Skriniar, diçka që italianët nuk duan ta pranojnë.

Shkaku i kësaj, Barca është e gatshme t’i dëgjojë të gjitha ofertat./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK