Connect with us

Kosovë

Banalizon analisti i ‘dorëhequr’ kosovar: E quan ‘katunar’ e ‘kali’ Agim Veliun

Publikuar

Analisti nga diaspora amerikane, Bleron Baraliu, ka fyer në mënyrë të papranueshme minsitrin e Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu – pasi ky i fundit ka vënë poshtë mjekrës maskën derisa fliste në komision për Punë të Brendshme. 

Ndoshta duke dashur që t’u hyjë në qejf aktivistëve të VV-së, Baraliu – që kishte dhënë dorëheqje si analist rrethanash politike në Kosovë – është shfrenuar në mënyrë vulgare ndaj ministrit.

“Dikush i kallxon ketij ‘katunarit’ minister qe mundet (dhe duhet ne ambient kaq te ngushte) me fol pa e terhjeke masken – dhe ne fakt kjo eshte aresyeja thelbesore per te mbajt masken, pra qe mos me sterpike si kali duke fol dhe rreziku shperndarjen e grimcave me virus potencial nga goja e tij.” – ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Në fakt, përveç pandemisë së Covid-19, në Kosovë është përhapur me të madhe së fundi edhe endemia e gjuhës së urrejtjes.

Nuk dihet nëse do të reagojë z.Veliu pas këtyre ofendimeve.

Statusi i plotë: 

NA NDIQ NË FACEBOOK