Connect with us

Sport

Ballkani hap fals kundër Prishtinës, minimizohen gjasat për titull

Publikuar

më

Në udhëtimin në Therandë, Prishtina ka arritur të marrë një pikë që më së shumti favor i bën Dritës dhe Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 2:2, Ballkani ka bërë një hap të gabuar në garën për titull, duke minimizuar tashmë gjasat.

Skuadra e Ismet Munishit e zhbllokoi takimin qysh në minutën e 12’, me anë të Blendi Baftiut. Reagimi i Prishtinës ishte i shpejtë, kur nga penalltia barazuan me anë të Endrit Krasniqit.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Kushtrim Gashi arriti të shënonte edhe golin e dytë për Ballkanin.

Nikoqirët nuk arritën të administrojnë avantazhin dhe Prishtina barazoi për herë të dytë me anë të Otto John, në minutën e 60’.

Me këtë barazim, Ballkani numëron 63 pikë dhe bie në pozitën e tretë në tabelë, kurse Prishtina numëron 59 pikë për pozitën e katërt. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK