Sport
Bale tallet përsëri me Real Madridin

Ylli uellsian është kapur duke përdorur maskën e fytyrës me shaka si maskë gjumi në stol.
Karriera e Bale te Real Madrid ka qenë vërtetë e luhatshme, me 30 vjeçari që ka pasur momente të rëndësishme, por që edhe është anashkaluar jashtëzakonisht shumë.
Me rikthimin e Zidanes si trajner , Bale është shprehur i kënaqur edhe pse qëndron në bankinë, duke marrë pagën e tij, ndërsa në anën tjetër trajneri i ka bërë të ditur se nuk ka të ardhme në skuadrën që drejton ai.
Bale kishte refuzuar një transferim në Kinë pavarësisht një oferte të madhe, dhe nga ajo kohë, është përkujdesur të tallet me Real Madrid, duke përfshirë edhe deklaratat rreth sportit të golfit./Lajmi.net/























