Uncategorized
Bajrami i ASH-së: Jemi favorit absolut në këto zgjedhje

Përfaqësuesi i Aleancës për shqiptarët, Naim Bajrami ka theksuar se zgjedhjet e 15 korrikut janë zgjedhje të një rëndësie të veçant për shkak se do të vendoset për ndryshim në kampin politik shqiptar.
Sipas tij më 15 korrik pritet ti jepet fund monopolit politik të BDI-së e cila për 18 vite qeverisi shqiptarët e Maqedonisë.
“Përfundimisht kjo periudh e errët kohore po përfundon, shqiptarët ende nuk e kanë ndjerë pluralizimin politik pasi për këto vite kemi qenë në një fazë moniste me një demokraci të cunguar, fiktive që në letër dhe në dukje ka qenë demokraci por në përmbajte e kundërta. Unë mendoj se kjo situatë po mbaron përfundimisht dhe shqiptarët më 15 korrik do të kenë çka të fitojnë dhe pse të gëzohen”, theksoi përfaqësues i kolaicionit ASH-AAA, Naim Bajrami për TV FaxNews./Zyrtare.net



















