Kosovë
Avokati Rrecaj: Thaçi s’mund të ndalet të hënën në Hagë, ja pse

Avokati Tahir Rrecaj, ka folur pas ftesës së Speciales për presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaci. I pyetur nga gazetarët se ‘a mund të ndodhë që Thaci të ndalet në Hagë të hënën’, Rrecaj tha se nuk beson që kjo do të ndodhë.
“Një aktakuzë nuk mund të dërgohet në Gjykatë pa u ftuar i dyshuari, unë i besoj personalisht zotit Thaci në atë që ka deklaruar se nuk është ftuar. Nuk besoj se ka rrezik që të arrestohet në Hagë zoti Thaci sepse aid he të gjithë të tjerët e kanë shprehë gatishmërinë për t’u përgjigjur në këtë Gjykatë”, ka thënë ai, në debatplus të tvDukagjinit, përcjell Periskopi.
“Ndoshta për rrethanat tona dhe praktikën tonë është e pazakonshme megjithatë rregullat dhe procedurat e Dhomave parasheh një procedurë që gjyqtarit pasi ti dorëzohet aktakuza, ka të drejtë që të kërkojë nga Prokurori që t’i dorëzojë material shtesë. Poashtu gjyqtari i procedurës paraprake pasi ti analizojë provat e aktakuzës, mund të kërkojë nga Dhomat e Specializuara që të jap sqarime shtesë të personit të dyshuar”, tha ai.






















