Connect with us

Kosovë

Avokati Berisha shpjegon se pse Thaçi nuk ka pasur arsye të jep dorëheqje

Published

on

Avokati Besnik Berisha ka folur për rastin e aktakuzës së presidentit Hashim Thaçi, dhe dorëheqjes së tij, sipas Berishës, presidenti Thaçi nuk është ka pasur pse të jep dorëheqje, përcjell Periskopi

Berisha në Pressing, tha se nuk ekziston ndonjë standard të asaj për dorëheqje.

Ai tutje ka shtuar se faji nuk qëndron tek Thaçi për themelimin e Dhomave të Speecializuar.

“Për themelimin e  Dhomave të Specializuar nuk është  faji tek Thaçi, është tek dikush tjetër,  ai është vetëm  dyshuar, ai njëjtë është i dyshuar sikur në ditën kur ka dalur raporti i Dicky Martit, sa i përket asaj, nuk ka ndonjë  standard të asaj dorëheqje morale, sepse kemi pasur shumë ministra e njerëz më përgjegjësi, që kanë qenë të akuzuar dhe nuk kanë  dhënë dorëheqje, unë nuk besoj që është dashur të jep dorëheqje Thaçi”, tha Berisha/Periskopi