Connect with us

Sport

Avdullah Hoti takohet me Milot Rashicën: Shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë

Publikuar

Ky i fundit pas përfundimit të sezonit në Bundesligë me Werder Bremen, ka vendour të aterojë në vendlindje për pushime.

Pas vizitës në Federatën e Futbollit të Kosovës, Rashica është takuar sot edhe me kryeministrin e vendit, shkruan lajmi.net.

Hoti i ka uruar suksese futbollistit vushtrrias dhe gjithë Kombëtares së Kosovës për ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. #EURO2020. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK