Connect with us

Sport

Austrian GP: Leclerc eliminohet në kualifikueset e dyta, Hamilton përsëri i pari

Publikuar

Pas kualifikueseve të para ku doli fitues, Lewis Hamilton ka qenë më i shpejti edhe në kualifikueset e dyta , shkruan lajmi.net.

Ishte piloti i Red Bull, Max Verstappen, ai i cili përsëri ishte në pozitën e dytë, si përcjellës i kampionit në fuqi.

Garë e mirë ishte edhe për anëtarin e Mercedes, Valtteri Bottas, i cili pati rezultate tejet të mira dhe mbylli kualifikueset e dyta në pozitën e katërt.

Telashe pati për anëtarin e Ferrari, Charles Leclerc, i cili është eliminuar në këto kualifikuese. Të eliminuar nga kualifikueset e dyta mbesin edhe pilotët  Russell, Stroll, Kyvat e Magnussen. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK