Sport
Aurier titullar te Tottenhan, dy ditë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij

Vëllai i Serge, Christopher, është qëlluar për vdekje në Francë, ditën e hënë.
Jose Mourinho para ndeshjes ka thënë se ka qenë dëshira e lojtarit për t’u paraqitur kundër Newcastle, dhe se ai vetëm ka respektuar vendimin e tij.
“Serge Aurier, ne gjithmonë do të mbështesim vendimin e tij”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Çdo person ka mënyrën e tij të përballimit të tragjedive si kjo, dhe ai më kërkoi të luante”.
“Nesër ai shkon në Francë për të parë nënën e tij”./Lajmi.net/





















