Connect with us

Sport

Atalanta nuk di të ndalet: Mrekullia nga Bergamo krah për krah me Realin dhe Bayernin

Publikuar

Skuadra nga Bergamo ka marrë vendin e tretë në Serie A pas fitores 2:0 kundër Sampdorias, duke arritur një rekord për klubin, me nëntë fitore radhazi.

Ata gjithashtu tani numëron 20 fitore kampionale, dhe janë larg vetëm një fitoreje për të barazuar rekordin e klubit të vendosur tri sezone me parë.

Me shtatë ndeshje deri në përfundim të kampionatit dhe me formën që po kalojnë, duket e sigurt se edhe ky rekord do të arrihet.

Pas rikthimit të futbollit, Atalanta ka shënuar 20 gola, duke kaluar edhe Juventusin.

Për më tepër, Atalanta po paraqitet edhe më mirë pas rifillimit të futbollit, që ishte pezulluar shkaku i COVID-19.

Atalanta, së bashku me Bayern Munich dhe Real Madrid, janë skuadrat e vetme që kanë fituar të gjitha ndeshjet pas rifillimit të sezonit, në pesë ligat kryesore./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK