Connect with us

Sport

Atalanta mposht Napolin, shkëputet për pozitën e katërt

Publikuar

Me rezultatin 2:0, Atalanta ka marrë tri pikë të reja kundër Napoli në kuadër të Serie A, për t’u shkëputur kështu për pozitën e katërt në tabelë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, kurse duhej pritur deri në minutën e 47′ për të parë golin e parë. Ishte Mario Pasalic ai që i dha epërsinë Atalantas.

Rezultati u dyfishua shpejtë, kur Robin Gosens shënoi për 2:0, atëherë kur luhej minuta e 55′ e ndeshjes.

Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 60 pikëve për pozitën e katërt, duke numëruar 12 pikë më shumë sesa Roma që mban pozitën e pestë dhe 15 pikë më shumë sesa Naopli.

Napoli në anën tjetër pra mbetet me 45 pikë, në pozitën e gjashtë në Serie A. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK