Sport
Aston Villa mposht Arsenalin, largohet nga zona që dërgon në Championship

Në “Villa Park”, skuadra e Aston Villas mposhti 1:0 Arsenalin, shkruan lajmi.net.
Ishte reprezentuesi i Egjiptit, Trezeguet, që në minutën e 27’, shënoi një super gol.
Vazhdimi i ndeshjes nuk solli ndryshim rezultati, me Aston Villan që në fund mori pikët e plota nga kjo përballje.
Pas kësaj fitore, Aston Villa numëron 34 pikë, dhe renditet në vendin e 17’, duke u larguar nga pozita që dërgon në Championship, dhe tani aty ka rënë Watford.
Në xhiron e fundit, Aston Villa takohet me West Hamin./Lajmi.net/






















