Sport
Asnjë rast pozitiv në COVID-19 në Formula 1 para garës për Çmimin e Madh të Austrisë

Pas në vonese të gjatë shkaku i pandemisë COVID-19, çmimi i parë i madh i këtij viti do të zhvillohet në Austri të dielën, dhe rifillimi është forcuar edhe më shumë pas lajmeve që të gjitha testet për koronavirus janë negative.
“FIA dhe Formula 1 mund të konfirmojnë se mes të premtes 26 qershor dhe të enjtes 2 korrik, 4032 shoferë, ekipe dhe anëtarë stafi janë testuar për COVID-19”, thuhet në deklaraatën e përbashkët, përcjell lajmi.net.
“Nga këto, të gjitha rastet janë negative”.
Protokolle të rrepta janë zbatuar për rifillimin e garave në Formula 1, me skuadrat që janë testuar para fluturimit nga vendet e tyre përkatëse./Lajmi.net/






















