Sport
“Askush nuk e di” – Salah nuk është i sigurt për të ardhmen e tij me Liverpool

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, duket se me triumfin në Premierligë ka përmbushur synimet e tij me skuadrën e Liverpool.
I pyetur për të ardhmen e tij pas merkatos së verës, Salah ka thënë se asgjë nuk është e sigurt, duke lënë të hapur derën e largimit.
“Vetëm dua ta shijoj të tashmën, momentin. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka thënë Salah, transmeton lajmi.net.
“Le të shohim se çfarë do të ndodh”, ka shtuar egjiptiani.
Mohamed Salah më parë është lidhur me kalimin e mundshëm te Real Madrid por së fundmi një opsion i tillë është heshtur.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendos anësori i ‘Reds’ për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/






















