Connect with us

Kosovë

Asistentja e Melania Trumpit shkruan libër eksploziv mbi të

Publikuar

më

Një ish asistente e lartë e Zonjës së Parë të ShBA-ve, Melania Trumpit, ka shkruar një memoar “eksplodues” duke dhënë detaje për miqësinë e saj pesëmbëdhjetë vjeçare me të.

Stephanie Winston Wolkoff ishte emëruar si asistente e papaguar e zonjës së parë pak pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të 2016-s, dhe ajo luajti një rol të profilit të lartë në ndihmën që i dha Melanias për tranzicionin në Shtëpinë e Bardhë nga New Yorku duke e këshilluar mbi portfolion politike.

Por në shkurtin e vitit 2018, Winston Wolkoff ishte detyruar të largohej nga detyra pas raportimeve se i kishte marrë 26 milionë dollarë në pagesa për të ndihmuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit në vitin 2017, përcjell Periskopi.

Në atë kohë, Winston Wolkoff kishte thënë që firma e saj i kishte marrë në total vetëm 1,62 milionë dollarë, dhe se ajo shumë ishte ndarë mes stafit. Që nga ajo kohë, ajo nuk e kishte pranuar se ishte pushuar nga puna duke thënë që në fakt ishte tradhtuar.

Winston Wolkoff më vonë bashkëpunoi me prokurorët federalë në Manhattan të cilët hapën hetimet mbi keq-shpenzimet e inaugurimit në vitin 2017.

Libri i saj do të titullohet “Melania dhe Unë”, i botuar nga Gallery Books, dhe do të publikohet më 1 shtator.

Ky libër do të japë detaje të kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë me zonjën e parë. Ajo për kohë të gjatë ishte konsideruar një prej shoqeve më të ngushta të Melanias.

Nuk dihet nëse edhe ky libër do ta dëmtojë presidentin Trump në shanset e tij për të fituar një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë. /Periskopi

Lajme23 minutes ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni1 hour ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri2 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme3 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme3 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme3 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme3 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni3 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme4 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare

NA NDIQ NË FACEBOOK