Sport
Arsenal në “shok”, City transferon Ceballos

Daily Express pretendon se Pep Guardiola dëshiron transferimin e mesfushorit spanjoll, përcjell lajmi.net.
Ceballos është i vendosur të rikthehet te klubi mëmë Real Madrid në fund të sezonit, me Arsenalin që nuk ka mundësi blerjen e tij.
Arsenal janë duke shpresuar të bindin Real Madridin për një huazim tjetër të 23 vjeçarit për sezonin e ri.
Por, përfshirja e Manchester City, mund të ndryshojë gjithçka, me Ceballos që mund të zbarkojë në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/






















