Connect with us

Sport

Arsenal fiton në terrenin e vëshitrë të Wolves – tri pikë të ‘arta’ në garën për një vend që dërgon në Evropë

Publikuar

‘Gunners’ kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Wolverhampton, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Bakayo Saka, talenti që dy ditë më herët kishte nënshkruar kontratën e re me skuadrën. Saka gjeti golin në minutën e 43’.

Për të vulosur fitoren e Arsenal u desh të pritej deri në minutën e 86’, kur Alexandre Lacazette për mrekulli pranoi një top në zonë, për të mposhtur më pas portierin e Wolves, për rezultatin 2:0.

Me këtë fitore, Arsenal afrohet në pozitën e shtatë, me tri pikë më pak se Wolves që kanë 52 pikë në një pozitë më lartë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK